Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:00 në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Policia njofton se në drejtimin e një furgoni ka qenë 50-vjeçari me iniciale A.S., i cili dyshohet se teksa drejtonte këtë automjet, ka pësuar arrest kardiak.
Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe shoferi ka humbur jetën.
Pasagjerët që ndodheshin në furgon nuk kanë pësuar lëndime.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit.