“E gjithë dosja nda Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezin është e montuar politikisht”. Kështu u shpreh Argita Malltezi në një konferencë për mediat, duke ngritur akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme. Sipas saj Berisha e Malltezi janë të burgosur politikë sipas përkufizimeve të akteve ndërkombëtare
“E gjithë dosja përfshirë dhe veprimet e fundit tregon që kjo dosje është e montuar politikisht që Berisha e Malltezi janë të burgosur politikë sipas përkufizimeve të akteve ndërkombëtare. Është një hetim që ka zgjatur prej 4 vitesh dhe është intensifikuar nga urdhrat politikë të Ramës, siç provohet nga dokumentet e dosjes. Sa herë Rama në Asamble e Kongres të PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Sali Berishës prokurorët politikë Kraja, Millonai kanë intensifikuar veprimet e tyre. Deri tani është provuar me dokumente të pakontestueshme se dy janë personat që kanë konsumuar vepra penale; Taulant Balla për kallëzim të rremë e Edi Rama për dëm 320 mijë euro ndaj shtetit. SPAK nuk procedon asnjë prej tyre”.
Ajo akuzon prokurorët e SPAK për falsifikim të së vërtetës për dosjen “Partizani” dhe veprim politik.
“Çfarë tregon dosja prej 20 volumesh e dorëzuar në 23 tetor në gjykatë? SPAK është hedhur nga dega në degë me urdhër politik dhe për plotësimin e orekseve politike të Edi Ramës. Tregon veprimin politik të SPAK dhe vepra penale të konsumuar nga prokurorët Kraja, Dumani e Millonai. Nisën hetim ndaj Berishës e Malltezit me dyshimin se toka ishte e shpronësuar. Ata paraqitën gjyqtares vetëm ato dokumente që dëshironin dhe gjyqtarja vendosi në bazë të tyre sipas kërkesës së SPAK që kjo ishte një nga bazat. Ata e kanë ditur në atë kohë por falsifikuan të vërtetën. Kanë thënë që nga zonë sportive në zonë banimi e bëri Berisha. Këtu falsifikimi është edhe më i rëndë. Ndryshimin e destinacionit e bëri Edi Rama në maj të 2006 pa kërkesën e pronarëve të pronës. Në dosje ka qenë edhe vendimi i KRT-së në bazë të së cilës ndryshohej destinacioni nga zona me qëllime sportive në zona banimi”.