Barcelona ka shkarkuar trajnerin Xavi Hernandez. Në këtë mënyrë, ai që erdhi si shpëtimtari i klubit, largohet me një titull kampion dhe një Superkupë Spanje, duke mos arritur të hapte një cikël fitues me ekipin ku u bë legjendë si futbollist.
Në janar, Xavi njoftoi se në fund të sezonit do të largohej nga drejtimi i Barçës, por disa javë më parë ndërroi mendje, duke thënë se do të qëndronte edhe sezonin e ardhshëm.
Por, deklaratat pesimiste të Xavit para disa ditësh, ku theksoi se Barcelona nuk ka fuqinë ekonomike për të bërë blerje të mëdha dhe për t’i bërë ballë ekipeve si Real Madrid, City apo Bayern, bënë që Presidenti Laporta të mërzitej me të dhe ta shkarkonte.
Zëvendësuesi i Xavit pritet të jetë gjermani Hansi Flick, i cili do të prezantohet, javën e ardhshme.