Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pas deklaratës së aleatit të saj demokrat Lulzim Basha për djegien e mandateve, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk ka parë gjë akoma, duke përdorur në këtë mënyrë me ironi shprehjen e shefit të qeverisë.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Kryemadhi shkruan se beteja e opozitës do të vazhdojë kundër shefit të qeverisë dhe bandave.
“Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”