Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar Kuvendin me anë të një shkrese, lidhur me ndryshimet në Kryesinë e grupit apo për përbërjet e anëtarëve të komisioneve.
Sipas dokumentit të firmosur nga Gazment Bardhi, nuk ka asnjë referencë për Sali Berishën që të emërohet kryetar grupi.
Por demokratët kanë hequr nga komisionet parlamentare dhe nga organet e tjera në Kuvend deputetët e Lulzim Bashës.
Gazment Bardhi si kreu i grupit parlamentar, në emër të grupit ka hequr nga Këshilli i Legjislacionit deputetin Enkelejd Alibeajt dhe kërkon ta zëvendësojë me Dhurata Çupin.
Edhe Lulzim Basha është hequr nga Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore dhe në vend të tij është emëruar Oerd Bylykbashi
Nga ana tjetër, nënkryetarët e grupit të PD-së, do të jenë Ervin Salianji dhe Albana Vokshi, ndërsa zëdhënëse dhe sekretare, Ina Zhupa.
Sakaq, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Ina Zhupa, Zhani Gjergji, Saimir Korreshi dhe Sorina Koti do të jenë anëtarë të Komitetit për Stabilizim Asociimin.