Skuadra kombëtare është rikthyer sot në stërvitje në “bazën” e saj në Gjermani në SportCentrum Kaiserau.
Situata është e qetë, por mes futbollistëve të Shqipërisë dallohej zhgënjimi pas humbjes me Italinë.
Trajneri Sylvinho e ndau grupin e kuqezinjve në dy pjesë.
Lojtarët që u aktivizuar si titullarë në duelin e së shtunës përballë Italisë, kanë punuar në palestër.
Gjithashtu edhe masazhe për ata që zbritën në fushë në stadiumin “Signal Iduna Park”.
Ndërkohë, pjesa tjetër ka kryer rreth 60 minuta përgatitje tekniko-taktike në kuadër të duelit ndaj Kroacisë.
Shqipëria rikthehet në fushë të mërkurën e 19 qershorit për takimin e dytë në grupin B të Euro 2024.
Kuqezinjtë do të sfidojnë Kroacinë në “Volksparkstadion”, Hamburg. Duke nisur prej orës 15:00. Stadium me kapacitet 57 mijë tifozë.