Kryesore Shqipëria kërkon fitoren ndaj Kroacisë, Sylvinho ndryshon skemën dhe dy titullarë, ja...

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Kroacisë, Sylvinho ndryshon skemën dhe dy titullarë, ja formacioni

Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në Europian, për grupin B. Pas humbjes me Italisë, kuqezinjtë e Silvinjos, synojnë fitoren e parë ndaj Kroacisë, në një përballje që parashikohet shumë e vështirë. Një fitore sot, do i jepte mundësinë Shqipërisë, për të shpresuar te kalimi i grupit, si një nga vendet e treta më të mira.

Dy kombëtaret nuk janë përballur asnjëherë me njëra-tjetrën, ndërsa kjo do të jetë ndeshja e parë mes tyre. Në këtë sfidë, ashtu si Shqipëria, edhe Kroacia vjen me humbje, me rezultatin 3-0 ndaj Spanjës.

Trajneri Silvinjo, ka ndryshuar skemën për këtë përballje, ndërsa ka kaluar në 4-3-3.

Sylvinho ka ulur në stol Armando Brojën, duke hedhur në fushë nga minuta e parë Rey Manajn.

Pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar, me Strakoshën në portë, Hysaj e Mitaj në krahët e mbrojtjes, Gjimshiti-Ajeti në qendër.

Në mesfushë Asllani-Ramadani-Laçi, nga krahët Asani e Bajrami, në mbështetje të Manajt.