Momente frike dhe tmerri për Roberto Baggion, futbollistin italian më të dashur të të gjitha kohërave.
Fituesi i Topit të Artë në 1993, po ndiqte takimin Spanjë-Itali me familjarët e tij të enjten në mbrëmje kur 5 persona të armatosur u futën në vilën e tij në Altavilla Vicenza.
Baggio u përlesh me njërin prej tyre në përpjekje për t’u mbrojtur, rezistencë që i kushtoi një goditje të fortë në kokë nga tyta e armës.
Më pas ai dhe familja e tij u detyruan nga grabitësit të qëndronin të mbyllur në një dhomë për gati një orë.
Teksa kriminelët plaçkitën vilën dhe grabitën ora, bizhuteri, para dhe çdo send me vlerë.
Legjenda e futbollit botëror, kur kuptoi se hajdutët ishin larguar nga shtëpia theu derën dhe thirri policinë.
Ndërkohë që u dërgua në spital për t’u mjekuar. Baggio ka reaguar pas ngjarjes tronditëse.
Duke e nisur fjalën e tij me falënderime për gjithë ata që kanë reaguar duke i qëndruar pranë në këto momente të vështirë familjes së tij.
“Si fillim, unë dhe familja ime dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë për dashurinë e madhe që kemi marrë. Faleminderit nga zemra.
Në rrethana të tillë mund të ndodhë çdo gjë, por për fat të mirë dhuna që pësova më shkaktoi vetëm disa qepje, por edhe shumë frikë. Frikë që duhet ta kapërcejmë dhe lëmë pas”, tha Baggio.