Pas skandalit tek Onkologjiku, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim me stafin e onkologjikut si dhe shefat e shërbimit të Qendrës Spitalore Universitare.
Takimi do të zhvillohet rreth orës 9:30 minuta të së hënës.
Deri më tani, Rama nuk është shprehur mbi këtë situatë, ku mjekë të Spitalit Onkologjik po hetohen nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi detyronin pacientë të sëmurë më kancer të trajtoheshin në privat si dhe të blinin medikamente në farmaci private, e që kushtonin mijëra euro.
Pazari me jetët njerëzore është quajtur një akt i shëmtuar për bluzat e bardha, por që asnjë prej mjekëve të vënë nën akuzë nuk është lënë në qelitë e burgut, por në “detyrim paraqitje” ose “arrest shtëpie”.
Skandali u zbulua pas denoncimeve të pacienteve, ku në përgjimet e mjekëve doli se rastet abuzive shkonin përtej çdo imagjinate, ku të sëmurët më tumor dhe që trajtoheshim me kimioterapi, bëheshin pjesë e pazareve për fitimin e parave nga një grup mjekësh e farmacistësh.
Po ashtu, në raportin e KLSH zbulohet se çfarë ndodhte edhe më aparaturën e Kobaltit, e cila nuk është vënë kurrë në funksion pasi mungojnë kushtet e duhura spitalore, dhe që rrezikon të përhapë radioaktvitet nëse përdoret jashtë një ndërtese bunker.