Termi “lidhje gjaku” në Enciklopedinë e Akademisë Shqiptare të Shkencave, botim i vitit 1984, përkufizohet kështu:
“Lidhje afrie e cila sipas traditës etnografike përmbledh të gjithë njerëzit që rrjedhin nga një i parë i përbashkët në vijën e babait dhe janë farefis me njëri-tjetrin”.
Sipas të njëjtit përkufizim “brezat që rrjedhin prej një gjaku quheshin vëllezër e motra dhe martesa ndërmjet tyre është e ndaluar”.
Termi “brezi i gjakut” nuk është i vetmi i përdorur në traditën shqiptare.
Ky brez ka edhe një emërtesë tjetër sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, në të cilin quhej “lisi i gjakut”.