Valbona Selimmlari cilësohet si një ndër femrat më të bukura dhe natyrale në vendin tonë. Ajo që kur u bë nënë për herë të parë vendosiu që fëmijët e saj t’i mbante larg mediave dhe rrjeteve sociale.
Por kohët e fundit duket se ajo e ka thyer akullin dhe postuar foto edhe me fëmijët e saj.
Tashmë vajza e saj e vogël po ndjek hapat e mamasë së saj dhe ka marrë pjesë për herë të parë në një spektakël.
Ajo u shfaq mbrëmjen e djeshme në programin “Në Kurthin e Piter Pan”.
Vivian kishte veshur një fustan të kuq dhe fitoi zemrën e të gjithëve me ëmbëlsinë e saj e këtë do ta bëj çdo javë tashmë dhe shpresojmë që të bëhet një yll si mami i saj.