Nëse Diego Simeone do të jetë në pankinë në Juventus Stadium për ndeshjen e kthimit me Atletikon e tij, këtë do ta mësojmë shumë shpejt.
Disiplina e UEFA-s ka marrë këtë fundjavë dosjen që analizon sjelljen dhe raportin e festimit kontrovers të trajnerit argjentinas në golin e parë të madrilenëve në Ligën e Kampioneve dhe dënimi duket i pashmangshëm.
Gjestet e turpshme dhe sjellja aspak sportive në stadiumin Wanda Metropolitano ishin një spot për të cilin Champions nuk kishte nevojë.
Skenari më shqetësues për Diego Simeonen është hapja e procedimit disiplinor në bazë të raportit të delegatit dhe kështu trajneri nuk do t’i shpëtonte dot sanksionit.
Një skenar i dytë është dhe analiza e UEFA-s për të sjellë më pas vetëm gjobën e argjentinasit, por pozitat e këtij të fundit rëndohen edhe nga protestat ndaj arbitrit në ndeshjen e Ligës së Kampioneve.
Sezonin e kaluar Diego Simeone u skualifikua për 4 ndeshje nga UEFA për përjashtimin në gjysmëfinalet e Europa Ligës ndaj Arsenalit.
Përjashtimi i Vrsalkos ishte konsideruar i papranueshëm nga trajneri por nuk është vetëm ky precedent nga një personazh sanguin si tekniku latin.
Në Spanjë në vitin 2014, Simeone u dënua me 8 ndeshje për kontaktin fizik me arbitrin në superkupën ndaj Real Madrid