Sali Berisha ishte në Elbasan këtë të premte ku uroi të gjithë qytetarët për festën e Ditës së Verës.
Gjatë një prononcimi para gazetarëve, Berisha tha se dita e Verës e gjen Elbasanin dhe shqiptarët më optimistë për ndryshimin më 11 maj.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë ata që i quan patericat e Ramës. Ndërkohë nuk mungoi një koment edhe për Dashnor Sulën, deputetin demokrat që zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë për Nismën Shqipëria Bëhet.
“Deputetëve të Elbasanit ju uroj gëzuar Ditën e Verës. Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij. Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punë të vet. Bëri gabim, por prapë ka kohë ta mendojë atë vendim”, tha Berisha.