Marco Verratti ka nisur bisedimet me PSG për rinovimin e kontratës, që i skadon në vitin 2021.
Edhe pse marrëveshja aktuale përfundon pas thuajse dy sezonesh e gjysmë, klubi parizien kërkon ta blindojë sa më parë mesfushën italian, për të mos lejuar që ai të tundohet nga klube të tjera të mëdha europiane.
Kontrata e re do të ketë një kohëzgjatje deri në vitin 2024, me përmirësim të pagës që do të shkojë 10 milionë euro neto në sezon.
26-vjeçari mbërriti në kryeqytetin francez në vitin 2012 dhe po luan sezonin e tij të shtatë me kampionët e padiskutueshëm të Francës.
Përtej ndryshimeve të vazhdueshme që kanë ndodhur në organikë, ai mbetet pjesë e rëndësishme e skuadrës.