Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe merr si të pandehur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.
Gjithashtu te pandehur do te jene edhe 3 ish-zyrtaret e lartë të policisë së Vlores Jaeld Çelën, Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden.
Saimir Tahiri do paraqitet ditën e nesërme në orën 13:00 për tu njohur me akuzat.
Avokati i Jaeld Çelës, Petrit Ismaili pritet që të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzën.