Aktualitet 510 mijë euro dëm Call Center-it, ndalohen 9 persona në Tiranë

510 mijë euro dëm Call Center-it, ndalohen 9 persona në Tiranë

9 persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohen se nëpërmjet vjedhjes i kanë shkaktuar një dëm prej 510 mijë eurosh një Call Center-i në kryeqytet.

Në një njoftim për mediat, autoritetet policore sqarojnë se “të ndaluarit kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonike celulari (jashtë vendit) duke përdorur aplikacione dhe platforma të kundërligjshme dhe kanë realizuar vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet e tyre të punës që kanë në një kompani Call Center me adresë në qytetin e Tiranës, duke i shkaktuar kompanisë telefonike një dëm prej 510 000 euro”.

Policia thotë gjithashtu se 5 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 6 janë shpallur në kërkim. Operacioni në fjalë vjen pas një pune intensive hetimore 8 mujore, në kuadër të procedimit penal të vitit 2018.

Të ndaluarit këtë të mërkurë janë J. F., 36 vjeç, E. K., 33 vjeç, F. A., 27 vjeç, S. B., 35 vjeç, A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, O. S., 22 vjeç, A. G., 38 vjeç, D. O., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, si dhe A. V., 30 vjeç, banues në Fier.