Në takimin që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi më 21 shkurt me raportuesin e Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein, ishte e pranishme edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Në disa portale u përhap lajmi se Basha nuk e kishte pranuar në zyrë ambasadoren Vlahutin, duke i kërkuar asaj të qëndronte jashtë dhe të mos bëhej pjesë e takimit me Fleckenstein.
Megjithatë, për të shuar dyshimet, vet zyra e BE-së në Tiranë ka publikuar foto nga takimi i 21 shkurtit, ku Vlahutin shihet e ulur në zyrën e Bashës, në krah të eurodeputetit Fleckenstein.
“Takimi Fleckenstein – Basha 21 Shkurt”, shkruhet shkurtimisht në faqen në Twitter të Zyrës së BE-së, tre ditë pas takimit.
Mes Vlahutin dhe zyrtarëve të PD-së ka një ftohje të madhe. Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi pak ditë më parë ambasadoren e BE-së si mbështetësen publike të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Kryesore A e nxorri Basha jashtë nga zyra Vlahutinin?