Policia e Tiranë identifikon autorin e vendosjes së lëndës plasëse në një banesë në rrugën “Mihal Popi”, përballë Gjykatës së Tiranës, mbrëmjen e të enjtes në Tiranë.
Në kërkim është shpallur shtetasi me inicialet A.B., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili, sipas Policisë, mbrëmë rreth orës 21:10, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës të shtetasit Vasillaq Stavro një sasi lënde plasëse.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.