Bota 1 milion dollarë për djalin e Bin Ladenit

1 milion dollarë për djalin e Bin Ladenit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë një shpërblim prej 1 milion dollarësh për informacione që do të ndihmojnë në kapjen e një prej djemve të Osama Bin Ladenit, liderit të vrarë të organizatës terroriste Al-Qaeda.

Sipas informacioneve të agjencive të sigurisë në SHBA, Hamza Bin Laden është duke u fituar pozicione si lider i grupit islamist. Ai mendohet se qëndron në zonat rreth kufirit mes Afganistanit dhe Pakistanit. Në vitet e fundit, Hamza ka dhënë mesazhe audio dhe video duke u bërë thirrje ndjekësve që të sulmojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë, në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij.

Në vitin 2011, forcat speciale amerikane vranë Osama Bin Ladenin në vendin ku ai fshihej në Abbottabad, Pakistan. Ai kishte dhënë miratimin për realizimin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, nga të cilët humbën jetën rreth 3000 persona.