Pavarësisht dhimbjes, femrat ndahen nga meshkujt që dashurojnë për motive tepër specifike.
Mungesa e interesave të përbashkëta
Nuk ka asgjë të keqe të kesh shijë të ndryshme, por të dëshmosh injorim total për iniciativat që propozon partnerja mund të rrezikojë marrëdhënien. Jo gjithmonë ekziston dëshira për të bërë të njëjtat gjëra, s’ka asgjë të keqe këtu dhe kujtdo mund t’i ndodhë, por injorimi i vazhdueshëm i propozimeve të partneres mund ta çojë marrëdhënien tuaj në ndarje.
Mungesa e dialogut
Meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm. Madje shpesh interesat dhe ndjenjat i komunikojnë në mënyra të ndryshme. E rëndësishme është të dialogosh duke zhvilluar empatinë dhe të kesh dëshirën për të dëgjuar tjetrin, në mënyrë që ta mirëkuptosh atë. Nëse mungon ky dialog, femrat do të ndjehen gjithnjë e më të largëta dhe të braktisura.
Meshkuj që mungojnë
Padyshim, një nga motivet kryesorë që shtyjnë një femër të ndahet është mungesa e partnerit. Flitet për një mungesë që jo domosdoshmërish është fizike, por sigurisht është emocionale. Kjo nuk lidhet me mënyrën si mashkulli sillet me familjen e tij, sepse ai mund të jetë një baba i shkëlqyer. Por me kalimin e viteve gruaja kalon në plan të dytë, e marrëdhënia në çift merret si diçka e dhënë dhe e nënvlerësuar.
Të qenit dhe të mos qenit të ngjashëm
Opinionet tuaja politike dhe hobit përputhen? Atëherë jeni bërë për njeri-tjetrin. Përndryshe femrat do t’ia mbathin. Këtë e mbështesin kërkimet shkencore.