Bota Joe Biden për President? Pse po heziton ish-zëvendësi i Obamës

Joe Biden për President? Pse po heziton ish-zëvendësi i Obamës

Joe Biden, ish zv.President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shumë pranë anonçimit të kandidaturës së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Mediat amerikane bëjnë me dije se kandidatura e tij do të zyrtarizohet vetëm në rast se ish zv.Presidenti do të ketë një siguri të lartë se mund të fitojë nominimin mes demokratëve.

Në garë mes demokratëve mund të jetë sërish Hillary Clinton, e cila në 2016 humbi zgjedhjet presidenciale përballë presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ish-senatori i Delaware, dhe zv.President nën mandatin e Barack Obama gëzon një popullaritet të lartë mes amerikanëve, dhe duket se kjo e shtyn atë që të mendojë seriozisht një kandidim.

Në zgjedhjet e vitit 2020 do të jetë sërish Bernie Sanders, i cili nuk vjen nga radhët e dy partive tradicionale.

Sanders garoi edhe në vitin 2016 dhe duket se nuk është dorëzuar në betejën për të ndryshuar Amerikën sipas vizionit që ai vetë ka.

Mësohet se Biden nuk do të vendosë të kandidohet në rast se sheh të dalë në skenë një kandidat i fortë në gjendje të mundë Donald Trump. Gjithsesi, persona shumë pranë tij shprehen se ai do të kandidohet.