Sport Inter, Champions mund të vijë vetëm nga Roma…

Inter, Champions mund të vijë vetëm nga Roma…

Nëse Inter kërkon të marrë pjesë në Champions League në sezonin e ardhshëm, kjo mund të vijë vetëm nga fitorja ndaj Romës të dielën në mbrëmbje.

Është dueli që duhet fituar patjetër, alternativë tjetër nuk ka, nëse zikaltrit duan të jenë në “trenin e fundit” që të çon në kompeticionin më madhor për klube në Europë. Nëse ndaj Juventusit ishte tepër e vështirë, ndaj Romës duhet të jetë histori tjetër.

Aktualisht, Inter gjendet në vendin e katërt në renditjen e Serie A me 48 pikë, aq sa ka edhe Atalanta e vendit të pestë, por bergamaskët luajnë në transfertë me Napolin dhe kjo javë mund të flasë vetëm për zikaltrit, gjithnjë nëse ata fitojnë ndeshjen e tyre me verdhekuqtë e Spalleti-t.

Inter ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit në kampionat dhe kjo është një statistikë shumë e mirë, por edhe Roma nuk mbetet pas.

Nga ndeshja e fazës së parë Roma-Inter, 2-1

Nëse formacioni i Pioli-t del fitues të dielën në mbrëmbje, diferenca me Romën do të shkurtohej me 5 pikë dhe ndoshta një barazim i Napolit (ka 54 pikë) me Atalantën do t’i jepte shumë shpresa ekipit zikaltër, për të luftuar fort deri në fund të sezonit.

Si Napoli, ashtu edhe Roma, luajnë në 3 kompeticione, ndaj kjo është pozitive për Inter, që tashmë është i fokusuar vetëm në kampionat.