Kryesore Pse Rama ka zgjedhur Bruno Vespën për të sqaruar italianët për atë...

Pse Rama ka zgjedhur Bruno Vespën për të sqaruar italianët për atë që po ndodh në Tiranë

Pasi ka lënë sallën e Kuvendit, kryeministri Edi Rama është nisur drejt Italisë.

Ai do të jetë i ftuar në studion “Porta a Porta” të Bruno Vespës.

“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cënimit të rëndë ndërkombëtar nga shfaqja e turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim, që kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz”, shkruan Rama në Twitter.

Rama ka zgjedhur debatin e famshëm “Porta a Porta” për të sqaruar italianët se “nuk bëhet fjalë për një protestë popullore, por vetëvrasje të opozitës”.

Edi Rama dhe Bruno Vespa

Mediat italiane i kanë kushtuar shumë vëmendje zhvillimeve të fundit në Shqipëri. RAI veçanërisht dhe të gjithë shërbimet e tij kryesore, janë fokusuar në protestat e shkurtit, dhe kanë bërë edhe investigime për trafikun e drogës.

Bruno Vespa, 74 vjeç është gazetar i famshëm televiziv. Ai themeloi emisionin Porta a Porta, me të ftuar të rëndësishëm të jetës politike në Itali dhe nga vende të tjera.

Emisioni i tij është transmetuar pa ndërprerje në kanalet e Rai që nga viti 1996.