Industria e makinave gjermane do të investojë rreth 60 miliardë euro në tre vitet e ardhshme në makinat elektrike dhe makinat e automatizuara, tha kreu i shoqatës së industrisë së makinave VDA.
“Rritja e numrit të makinave elektrike në rrugë është e rëndësishme për të arritur qëllime ambicioze në Bashkimin Evropian për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit”, tha presidenti i VDA Bernhard Mattes në një deklaratë. Sipas tij pa makinat elektrike objektivi i Bashkimit Europian për CO2 nuk do të mund të arrihet deri në vitin 2030. Ndërkohë, ndërsa deklaroi se infrastruktura për makinat elektrike duhet të zgjerohet, Mattes theksoi gjithashtu se duhen ofruar stimuj për blerësit e tyre.
“Prodhuesit gjermanë do të investojnë mbi 40 miliardë euro në mobilitetin elektrik gjatë tre viteve të ardhshme dhe rreth 18 miliardë euro do të investohen në dixhitalizimin dhe ngasjen e lidhur dhe të automatizuar, tha Mattes. Gama e modeleve elektrike nga prodhuesit gjermanë do të trefishohet në rreth 100 në atë periudhë”, tha ai.
“Gjermania, së bashku me disa ekonomi të tjera të mëdha evropiane, do të ketë një pjesë më të lartë të automjeteve elektrike në mesin e regjistrimeve të reja të tyre sesa mesatarja e BE”, shtoi më tej.