Prokuroria ka marrë të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen “Babale”.
Salianji akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa ditën e premte do të paraqitet në prokurori për t’u njohur zyrtarisht me akuzën që është ngritur kundër tij.
Përmes një audio-përgjimi të publikuar në një media online në Shqipëri, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si “Babale” për pazare droge.
Por zëri i audios rezultoi të mos ishte i Agron Xhafës.