Ekonomi Jeff Bezos, më i pasuri në botë, Kylie Jenner është miliarderja më...

Jeff Bezos, më i pasuri në botë, Kylie Jenner është miliarderja më re në botë

Për të dytin vit radhazi, Jeff Bezos kryeson listën e më të pasurve të botës.

Në 2018-ën pasuria e themeluesit të Amazon u rrit me 19 miliardë dollarë, duke arritur vlerën e 131 milion dollarëve.

Në shkallën e dytë të podiumit konfirmohet babai Microsoft Bill Gates, më 96.5 miliardë dollarë, i ndjekur nga manjati amerikan Warren Buffett me 82.5. Megjithatë, për herë të dytë në një dekadë, numri i miliarderëve dhe pasurisë së tyre totale është reduktuar.

Tani në botë ka 2153 miliarderë, 55 më pak se një vit më parë ndërsa totali i pasurisë është tkurrur në 8.8 trilion nga 9.1 që ishte në 2018-tën.

“Mund të them se ky është një moment jo i mirë për të pasurit. As miliarderët nuk janë imunë ndaj forcave të tregut, dhe në të gjithë botën tregjet janë lëkundur ndjeshëm”, tha Luisa Kroll, Revista Forbes.

Themeluesi i Facebook Mark Zukerberg, zbriti nga vendi i 5 në të tetin. Pasuria neto e presidentit amerikan Donald Trump ka mbetur e pandryshuar në 3.1 miliardë dollarë.

Në klasifikimin e këtij viti janë 8 miliarderë më të rinj se 30 vjeç, ndër të cilët modelja 21-vjeçare Kylie Jenner, linja kozmetike e të cilës ka kontribuar në grumbullimin e një pasurie prej 1 mld dollarësh.

Ajo është miliarderja më re në botë.