Aktualitet “Dora e hekurt” e Ballukut prek edhe Albpetrol, shkarkohet drejtori. Ja kush...

“Dora e hekurt” e Ballukut prek edhe Albpetrol, shkarkohet drejtori. Ja kush e zëvendëson

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e nisi me “dorë të hekurt” detyrën e re që i besoi kryeministri Edi Rama duke çmontuar në vetëm pak kohë “klanin” Gjiknuri në institucionin që drejton.

Ajo shkarkoi disa drejtorë të rëndësishëm, ku i pari në listë ishte kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro, i prekur nga skandali i “Unazës së Madhe” të Tiranës.

Por, Balluku nuk është ndalur tek lëvizjet e fillimit, pasi po vijon me operacionin e saj “fshesa”.

Sot ministrja ka shkarkuar nga detyra drejtorin e kompanisë Albpetrol, Kastriot Bejtaj.

Ai është gjeofizikant dhe ish-drejtues i SHELL dhe Petromanas.

Dyshohet se shkak i ndryshimit të drejtorit është tenderi me vlerë 2.5 miliardë lekë të rinj për 75 mijë ton naftë bruto.

Dritan Spahiu

Në vend të tij është emëruar Dritan Spahiu, i cili ka mbajtur më herën postin e drejtorit të Marrëveshjeve për Hidrokarburet në Ministrinë e Infrastrukturës.

Bejtaj u emërua në krye të “Albpetrol” në janar të 2018, pas largimit të drejtorit të mëparshëm Endri Puka.