Sot sateliti ynë natyror është i pabanueshëm, por në të kaluarën e largët ka pasur kushte për të ekzistuar forma shumë të thjeshta jetësore.
Sipas një studimi të publikuar nga Astrobiologjia, ishin të paktën dy periudha gjatë të cilave mund të ketë pasur kushte të favorshme për të jetuar në Hënë.
Studiuesi Dirk Schulze-Makuch pohon se një mjedis i tillë ishte në gjendje për të mbështetur forma të thjeshta jetësore.
Fillimisht kjo ndodhi menjëherë pasi hëna u formua nga një disk i mbeturinave 4 miliard vjet më parë të prodhuar nga përplasja midis një asteroidi dhe Tokës.
E njëjta gjë ndodhi përsëri gjatë periudhës së aktivitetit intensiv vullkanik, rreth 3.5 miliard vjet më parë.
Besohet se në të dyja këto periudha hëna lëshoi nga brenda sasi të mëdha të gazeve të avullueshëm e të mbinxehur, duke përfshirë edhe avujt e ujit. Në këto dy periudha kohore, në sipërfaqet e ujit formohej një atmosferë mjaft e trashë për të parandaluar avullimin edhe për miliona vjet.
“Në qoftë se uji i lëngët dhe atmosfera e konsiderueshme do të ishin të pranishme në Hënë që kur ajo u krijua dhe do të qëndronin për periudha të gjata kohore, sipërfaqja ndoshta do të kishte qenë minimalisht e kolonizuar nga format e jetës”, -komenton studiuesi Schulze-Makuch.
Puna e tij dhe e kolegut Ian Craëford (Universiteti i Londrës) bazohet në rezultatet e misioneve hapësinore të kohëve të fundit dhe analizës së sofistikuar të mostrave të shkëmbinjve të hënës dhe të tokës që tregojnë se si korja dhe manteli nuk janë aq të privuara nga uji si mendohej më parë.
“Jeta në Hënë mund ta ketë origjinën njësoj si jeta në Tokë,” -thonë studiuesit.