Pas disa javësh që po bën xhiron e rrjetit video ‘Rrëmbehu nga Shqipëria’ ia ka dalë të tërheqë vëmendjen edhe përtej kufirit. Video promovuese e adresuar ndaj aktorit Hollivudian, Liam Neeson ka shkaktuar shumë reagime duke u mundur të bëhet kundërshtuesja e filmit ‘Taken’ e cila ngrinte lart figurën e shqiptarit plot të këqia, si kriminelë dhe organizator trafiqesh.
Jo më larg se dje gazetari dhe moderator i njohur grek Giorgos Liagkas është frymëzuar nga kjo video promovuese dhe I ka kushtuar një artikull të gjatë në median e shtetit grek, Z.News.gr. Ai a kujtuar se vite më parë marrëdhënia e fqinjësisë mes dy shteteve ka kaluar shumë dallgë.
Gazetari nuk harron të përmendë se ndaj shqiptarëve u tha se ata ishin një racë kriminele, hajdutë, në përgjithësi njerëz me të gjitha karakteristikat e këqia të mundshme ndaj njerëzve që I kishin mikpritur. Ky koncept ekzistonte dhe në shtetet e tjera për shqiptarët.
‘Por nuk duhet të harrojmë se ata ishin në process për t’u përmirësuar ku punuan në fushat madje dhe në shtëpitë tona. Nuk duhet të harrojmë historinë dhe të themi faleminderit ndaj shqiptarëve për ndikimin e tyre në ekonominë greke’ shkruan gazetari.
‘Me kalimin e viteve ne mësuam t’I shikojmë shqiptarët me sy tjetër dhe ata nuk ishin më ‘llumi’ apo ‘muti’ që I kishim cilësua më parë. Tashmë ata janë njerëzit e mirë dhe fqinjët që kanë shumë të përbashkëta me ne.’ vijon ai më tej në artikull.
Gazetari ka pohuar mes rrjeshtash se shkaku pse ishte duke shkruar këto fjalë ishte falë impresionimit që I bëri video e publikuar dhe e realizuar nga Organzata Shqiptare e Turizmit. Kjo është një reklamë për t’u vlerësuar që ndihmon në hedhjen poshtë të imazhit që ka krijuar filmi me protagonist Liam Neeson ka shkruar gazetari grek.
Unë nuk e di nëse ylli i Hollivud do të pranojë ftesën për të parë nga afër Shqipërinë, por video ka bërë punë që shumë turistë të zgjedhin Shqipërinë për të vizituar. Frymëzuar nga kjo video gazetari ka sugjeruar se është koha që dhe Greqia të marrë shembullin e Shqipërisë dhe të realizojë një video që fton të huajt të vizitojnë vendin e tyre, tashmë në krizë turistësh. Ata mund të zgjedhin aktorin Tom Hanks, i cili kalon plot dy muaj në ishujt grekë.