Vetëm për dy vite Dua Lipa ka arritur të marrë çmimet më prestigjioze si këngëtarja më e mirë femër në botën e muzikës. Emri i saj u bë shumë shpejt i njohur në Britani dhe jo vetëm.
“New Rules” është një nga këngët e saj më të dëgjuara të dekadës së fundit.
Official Charts, faqja që promovon këngët më të preferuara në top listat botërore, ka publikuar 40 hitet më të dëgjuara të këtij 10-vjeçari të interpretuara nga këngëtaret femra.
Bukuroshja me origjinë shqiptare ka lënë pas emra të famshëm si Rihanna, Katy Parry apo Taylor Swift, dhe hiti i saj New Rules është renditur në vendin e katërt.
Lista kryesohet nga balada “Someone like you” e interpretuar nga këngëtarja britanike Adele. Vendin e dytë e ka rrëmbyer Sia me këngën e saj “Cheap Thrills”, ndërsa në vendin e tretë është sërish është Adele me hitin e saj “Hello”.