Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u japë sot mandatin e deputetit edhe gjashtë kandidatëve të tjerë nga listat e PD-së dhe LSI-së.
Kjo e çon në 10 numrin e kandidatëve nga listat e partive opozitare.
Tre prej tyre vijnë nga lista e Partisë Demokratike. Në Berat Astrit Veliaj do të zëvendësohet nga Lefter Maliqi.
Në Korçë Klevis Balliu do të zëvendësohet nga Ligoraq Karamelo.
Ndërsa mandatin e Gent Strazimirit do ta marrë Majlinda Halilaj e cila është renditur në numrin 47 në listën e Partisë Demokratike për kryeqytetin.
Sipas relacionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datën 1 mars Halilaj ka paraqitur dorëheqjen nga marrja e mandatit, por tre ditë më pas po ashtu në KQZ ajo ka dorëzuar edhe formularin e dekriminalizimit duke, nisur procedurën e marrjes së mandatit.
Sa i përket LSI mandatin e Viktor Tushaj në Lezhë e merr Elda Hoti, e cila pavarësisht se ka dorëzuar dorëheqjen nga marrja e mandatit ka paraqitur edhe formularin e dekriminalizimit
Në Durrës mandatin e Nora Malaj e merr Edlira Hyseni dhe në Gjirokastër në vend të Vangjel Tavos e merr Ediola Braha.