Bota Aksidenti i dytë fatal në 6 muaj: Bota e aviacionit në ankth...

Aksidenti i dytë fatal në 6 muaj: Bota e aviacionit në ankth nga Boeing 737-8 Max i ri

Rrëzimi i aeroplanit me pasagjerë i linjës ajrore, Ethiopian Airlines, që ka lënë të vdekur 157 persona në bord, ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me sigurinë e aeroplanit, Boeing 737 MAX 8.

Rrëzimi i 10 marsit, ka shënuar aksidentin e dytë fatal në më pak se gjashtë muaj, në të cilin është përfshirë lloji i njëjtë i aeroplanit.

Në muajin tetor, një aeroplan i njëjtë i kompanisë Lion Air pati rënë në oqean, duke lënë të vdekur 189 persona.

Aksidenti i ri me siguri do të çojë në shumë pikëpyetje të pakëndshme për prodhuesit e këtij avioni.

Dhe në qoftë se zbulohet një dështim në një sistem kompjuterik të sofistikuar, nuk përjashtohet pezullimi i të gjithë flotës.

Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, linjat ajrore të Etiopisë dhe Kinës kanë hequr dorë nga të gjithë aeroplanët Boeing 737 MAX 8.