Sigurisht, qytetet e Evropës kanë një arkitekturë të mrekullueshme, pasuri historike dhe kulturore por qytetet e vogla ofrojnë një peizazh dhe eksperiencë magjike.
Europa është një mrekulli e arkitekturës dhe mrekulli e natyrës, peizazheve piktoreske dhe plazheve mahnitëse. Përpos bukurisë së pakrahasueshme të qyteteve kryesore të Europës, disa qytete të vogla të bëjnë të mendosh që kjo bukuri natyrore shtrihet përtej qendrave, nëpër ato qytetet e vogla që ofrojnë eksperienca të paharrueshme. Ndoshta disa prej tyre nuk i kishit dëgjuar më parë por sapo të njiheni me to ju siguroj nuk do i harroni kurrë.
Pse jo mendojini si destinacionet tuaja për këtë vit, për të prekur magjinë e pabesueshme të Europës dhe qyteteve të saj përrallore.
Cefalù, Itali
Sintra, Portugali
Hallstatt, Austri
Mostar, Bosnje Hercegovina
Rocamadour, Francë
Bruges, Belgjikë
Česky Krumlov, Çeki
Giethoorn, Hollandë
Conwy, Uells