Drejtësia australiane ka dhënë dënimin më “shembullor” deri më tani sa i përket figurave kishtare të akuzuar për abuzime seksuale.
Kardinali George Pell u dënua me gjashtë vjet burg për abuzim seksual ndaj dy djemve, rreth të 13-ve, të cilët në vitet ‘90 këndonin në korin e kishës në Katedralen e Shën Patrick në Melburn.
Pell 71-vjeçar është zyrtari më i lartë i Vatikanit i akuzuar për abuzim seksual nga gjykata australiane.
“Sipas mendimit tim, sjellja juaj është e përshkuar me arrogancë të mahnitshme”, tha kryeprokurori Peter Kidd gjatë dhënies së verdiktit që zgjati më shumë se një orë. Ajo mendon se fajësia morale e Pell për të dyja rastet është e lartë.
Ndërsa Pell tha se ai nuk duhet të përdoret si një “kokë turku”.
“Unë nuk jam këtu për të gjykuar Kishën Katolike”, tha ai.
Gjykatësi Kidd tha se kishte marrë parasysh “krimet e neveritshme” të kryera nga Pell, por edhe moshën e tij të thyer për vendosjen e dënimit, dhe faktin se ai “po drejtonte një jetë të përsosur”.
“Ndoshta nuk do të jetoni aq kohë sa të dilni nga burgu”, theksoi gjykatësi.
Por Kardinali mohoi të gjitha akuzat dhe pretendoi të jetë i pafajshëm.