Kryeministri Edi Rama ka paditur për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit akuzoi shefin e qeverisë për paktin e detit me Greqinë.
Në seancën e mbajtur sot Rama ka kërkuar dëmshpërblim moral nga Berisha një shumë prej 100 mijë lekësh.
Ndërkaq kryeministri Edi Rama ka depozituar në gjykatë rreth 40 padi për shpifje ndaj deputetëve të opozitës, konkretisht ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, ish-deputetët Jorida Tabaku, Ervin Salianji etj.
Në procesin e sotëm gjyqësor, avokatët mbrojtës të Berishës kanë kërkuar mbledhjen e të gjitha dosjeve nën akuzën e shpifjes në një.
Pasi dëgjoi palët gjyqtarja Fide Osmani, vendosi shtyrjen e seancën për më datën 11 prill.