Në konferencën për shtyp të kësaj të shtune përpara sfidës delikate ndaj Teutës, trajneri i Partizanit Skënder Gega u shfaq i qeshur dhe foli pothuajse duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në sallë.
HUMBJA ME LUFTËTARIN – “Çdo rezultat jo pozitiv ka efektin e vet. Ne nuk kemi bërë shumë luhatje. Barazuam në derbi dhe ai i ka të gjitha rezultatet. Aty nuk kanë rëndësi pozicionet. Më rëndësi që nuk humbëm. Sa i takon Kupën, ishte një rezultat surprizë. Ekipi dominoi, por në dy raste nuk ishim të përqendruar dhe e pësuam. Kemi potencialin dhe anën profesionale të nxjerrim mësime. Kemi një shans tjetër për kualifikimin. Mendojmë për Teutën”.
TEUTA DHE TITULLI – “Nëse i mundni, do jetë një rival më pak për titullin? Ne shikojmë përpara. Jemi ai ajo makina që sheh nga dy pasqyrat. Përpara nuk kemi njeri. E respektojmë kundërshtarin, por vlerësojmë edhe veten tonë.J anë sfida të rëndësishme këto me Teutën e Kukësin. Gjithsesi janë edhe 11 ndeshje. Nuk mund të themi se vendosen tani përqindjet. Do mundohemi t’i marrim maksimumin dhe të mundohemi të gabojmë sa më pak. Shpresoj që rivalët të gabojnë. Është rrugë e gjatë deri në fund. Pritshmëritë? Çdo ndeshje ka specifikat e veta. Kemi pasur luhatje ne dhe rivalët. Është normale që gjërat të mos shkojnë 100% mirë”.
PROBLEMI I GOLIT – “I tillë është futbolli. Ka pasur ndeshje që kemi luajtur me kujdes dhe kemi shënuar 2 apo tre gola. Me Teutën ndeshjen e parë luajtëm me kujdes dhe shfrytëzuam tre rastet e para. Më pas kontrolluam lojën. Me Luftëtarin dominuam totalisht, dhamë 40 krose. Tregoi se kemi probleme në sulm. Sulmuesit tanë janë të rinj dhe ne e dimë këtë, Nuk i kanë parametrat e ndonjë finalizuesi brilant, por janë ndarë golat. Nuk kemi shënuar shumë, por e rëndësishme është t’ia dalim”.
PROBLEMET NË MBROJTJE – “Nga dëshira për të sulmuar u hapëm dhe pati hapësira. Kundërshtari shfrytëzoi goditjet standarde. Kur ke dëshirë dhe e mban kundërshtarin në gjysmëfushën e vet, patjetër që edhe kundërshtari sulmon. Nuk ishte problemi te mbrojtja, por te impenjimi dhe përqendrimi. Nuk mund të dënohesh dy herë në goditje standarde. Tani mundohemi t;i shohim gjërat pozitivisht”.
KUPA – “Nuk kam hequr dorë. Unë dua të fitoj çdo ndeshje, edhe miqësore dhe ndeshje kontrolli. Janë luajtur 90 minuta, ka edhe 90 t tjera. Vërtetë kanë shënuar dy gola, po ri kemi të gjitha mundësitë. Synojmë çdo kompeticion”.
RUATJA E DIFERENCËS ME RIVALËT – “Jam i kënaqur të marrim maksimumin në këto dy ndeshje. Me rëndësi të jemi 100% me Teutën. Pastaj mendojmë për Kukësin. Këtu jemi falë punës. Na kthehen tifozët, që janë frymëmarrja e ekipit. Jemi optimistë, pasi kemi mbështetjen e tyre dhe nuk do të jetë e lehtë për askënd”.
NGOO – “Unë asnjëherë s’e kam kërkuar Ngoo-në. E kam vlerësuar si lojtar, dëshirat e mia i di vetëm klubi, asnjë tjetër. Pjesa tjetër janë dëshira e gazetarëve. I kemi lojtarët. Kur të hapet merkato flasim për njerëz të rinj”.