Sport Allegri: Ronaldo nuk do grumbullohet, De Ligt-in do e ndjek nga afër

Allegri: Ronaldo nuk do grumbullohet, De Ligt-in do e ndjek nga afër

Pas ndeshjes së madhe ndaj Atletico Madrid në Champions League, trajneri Masimmiliano Allegri është kthyer të përgatisë skuadrën për ndeshjen ndaj Genoa, brenda në “Allianz Stadium”.

Italiani bëri me dije se Cristiano Ronaldo nuk do të grumbullohet për këtë ndeshjes sepse duhet të pushojë, edhe për shkak të dy ndeshjeve që do luajë me Portugalinë për Euro 2020.

Ronaldo jashtë grumbullimi: “Ka nevojë të pushojë pak sepse ka luajtur shumë, plus që duhet të luajë dy ndeshje me kombëtaren, do të ishte i rrezikuar po të luante sërish”.

Rëndësia e sfidës me Genoa-n: “Na mungojnë 5 fitore për të hipotekuar matematikisht kampionatin dhe ne na duhen tre pikët meqë i kemi lënë dy pikë në fazën e parë”.

Rikthimi në rrjetet sociale: “Përfundimisht nuk kthehem pas, u largova nga aty sepse kështu doja, është e thjeshtë”.

Ajax: “Është një skuadër e shpejtë dhe me kualitet, do të jenë dy ndeshje të ndryshme nga ato me Atletico Madrid. Është e gabuar nëse na shohin në gjysmëfinale”.

De Ligt mund të bëhet më i forti në botë? “Të gjithë flasin për të, do të jem kureshtar ta shoh nga afër në fushë”.

Zgjedhjet e CR7 për pushim: “Trajneri nuk është diktator, Ne flasim me njëri-tjetrin dhe bëjmë krahasime, ai është 34 vjeç, fizikisht është mirë, por ka luajtur shumë ndeshje. Në kampionat ka luajtur shumë dhe është rikthyer në kombëtare dhe dje i thash të bënte pushim dhe ai ishte dakord”.