Mauro Icardi është gati t’i jap fund krizës mes tij dhe Interit që nisi me heqjen e shiritit të kapitenit. Sulmuesi argjentinas ka përfunduar kurën për të rikuperuar gjurin e majtën dhe nga nesër ai do të jetë në dispozicion të Lucciano Spalletit.
Sipas asaj që raporton “Sportmediaset”, argjentinasi do ta përdorë ndalesën e kampionatit për të rikuperuar kohën e humbur. Ndoshta ai do të jetë gati në 31 mars në takimin delikat ndaj Lacios.
Polemikat duke se do të lihen mënjanë dhe Icardi do të rikthehet me grupin. Për sa i përket rinovimit të kontratës, ajo do të diskutohet në një moment të dytë më me qetësi. Ky është hapi i parë drejt pajtimit mes palëve.