Gjykata për Krimet e Rënda shtyn seancën paraprake për Saimir Tahirin dhe tre ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës.
Shkak është bërë mosnjoftimi i tre të bashkëakuzuarve të Tahirit.
Jashtë sallës së gjyqit, Tahiri nuk dha asnjë koment.
Avokati i tij e konsideroi situatën si mungesë profesionalizmi nga ana e Prokurorisë.
Avokati la të hapur mundësinë e një kërkese për gjykim të shkurtuar nga Tahiri.
Ndërkohë, ai këmbënguli në pafajësinë e klientit.
Seanca e radhës është në 26 mars.