Dizajnuesi i njohur Valdrin Sahiti ishte i ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Xing me Ermalin” dhe zbuloi për herë të parë publikisht se sa para fiton këngëtarja e njohur Elvana Gjata për një koncert.
Sahiti rrëfeu se ajo merr 20 mijë euro për një koncert të vetëm, ndërsa pohoi se këngëtarja nuk harxhon shumë para për veshjet dhe gjatë gjithë kohës është më shumë e fokusuar tek kënga dhe vokali.
“Elvana është shumë e përqendruar në muzikë, në vokal dhe unë ja kam sjellë fokusin edhe tek paraqitja. E kam ndihmuar me kurimin e imazhit edhe jashtë skenës. Në fillimet tona i thashë t’i kushtonte rëndësi edhe veshjes jashtë skenës.
Në një rast kur udhëtuam bashkë i thashë si s’po të vjen turp, 20 mijë euro merr në koncert, një çantë, një peliçe, një palë këpucë nuk i ke firmë. Të paktën një çantë Louis Vuitton bazike duhet ta kesh patjetër i thashë. Nuk më duhet tha, kam blerë 3 të tilla nga 50 euro online. I thashë ose merre çantën dhe bëhu njeri ose nuk punojmë më bashkë. Pastaj me vite e detyrova të blente çantën, peliçen etj”, – tha Valdrini.
Ju sjellim në mend se Elvana prej kohësh bashkëpunon me Valdrinin dhe janë shumë miq me njëri-tjetrin.