Kuriozitete Pyjet tropikale, xhunglat, pyjet dhe drunjtë: Disa kuriozitete

Pyjet tropikale, xhunglat, pyjet dhe drunjtë: Disa kuriozitete

-Pyjet mbulojnë 31% të sipërfaqes tokësore.

-Mbijetesa e 1,6 miliardë njerëzve varet nga pyjet.

Pyjet janë shtëpi për mbi 300 milionë njerëz përreth botës.

-Tregtia me prodhimet nga pyjet në vitin 2004 është vlerësuar në 327 miliardë dollarë.

-Pyjet janë shtëpi për mbi 80% të diversitetit biologjik tokësor.

Jeta në pyje: përshkrim më i gjerë

Nëse do ju pyeste dikush se cili është definicioni për pyjet, me siguri se do të mendonit për drunjtë…

Drunjtë dominojnë – janë organizmat më të mëdhenj të pranishëm në pyje, ka shumë dhe janë të pa lëvizshëm. Por pyjet janë komunitet jo vetëm i bimëve dhe kafshëve, por edhe i mikroorganizmave.

Kur përzihen faktorët abiotikë dhe jo të gjallë siç janë klima dhe uji, si dhe marrëdhëniet komplekse në mes të organizmave dhe mjedisit, vetëm atëherë mund të jemi më afër që vërtetë të kuptojmë këtë ekosistem.

Më shumë se dy të tretat e specieve tokësore të njohura

Më shumë se 30% e sipërfaqes së tokës është e mbuluar me pyje. Ato janë nder depot më të rëndësishme të diversitetit biologjik në tokë .

Pyjet dhe njerëzit

Njerëzit kane shumë të mira nga pyjet, duke përfshirë drunjtë qe përdorim, ushqim për kafshët, rekreacion, nevoja mjekësore edhe shumë tjera.

Mbrojtësit e natyrës ende diskutojnë rreth definicionit teknik të pyjeve. Sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara – The Food and Agriculture Organization – FAO, pyjet ende konsiderohen pyje edhe nëse mbetet pa drunj.

Ekosistemet e pyjeve

Pyjet janë ekosisteme shumë komplekse – sisteme biologjik me marrëdhënie te ndryshme të jetesës ambientale (bimë, kafshë dhe mikroorganizma) marrëdhënie me njëri tjetrin dhe me pjesën tjetër, jo të gjallë, pjesën anorgane ose abiote (toka, klima, uji, mbetjet organike, shkëmbinjtë).