Kryesore Mazhoranca në seancë, opozita në protestë, nis përplasja me policinë

Mazhoranca në seancë, opozita në protestë, nis përplasja me policinë

Po ashtu si në protestën e fundit të opozitës, edhe protesta e ditës së sotme ka nisur me përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve, kryesisht banorë të zonës së “Astirit”.

Përplasja ka ndodhur pranë Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë shtyrë në tentativë për të çarë kordonin e forcave të policisë.

Ndërkohë, deputetët kanë nisur të futen në godinën e Parlamentit, atje ku ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës ditën e sotme.

Peshën kryesore në protestën e sotme do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së, pasi kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë për shkak të angazhimeve jashtë vendit.

Basha është nisur të martën drejt Gjermanisë, ku do të takohet me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.