Papa Françesku ka refuzuar disa herë që besimtarët të puthin unazën e tij papale gjatë një ceremonie në Basilica della Santa Casa.
Në video duket qartë bezdia e Bergolios ndaj aktit në fjalë dhe heqja e dorës çka ka krijuar një situatë disi të sikletshme.
Puthja e unazës shihet si shenjë respekti për Papën, por një prej ndihmësve të tij tha se “ndonjëherë ai e pëlqen këtë gjë, ndonjëherë jo”.
Tradita e kishës katolike është që të gjithë personat që takohen me Papën, i puthin atij unazën që e mban në gishtin e tretë të dorës së djathtë dhe që konsiderohet të jetë simboli më i fuqishëm i Pontifikatit. Por moslejimin e puthjes së unazës së tij, Papa Françesku e ka të përsëritur.
Gjesti është interpretuar si përpjekje e tij për t’i dhënë fund për të parën herë në histori kësaj tradite. Horge Bergolio është i pari liberal në krye të kishës katolike, e dominuar në gjithë historinë e saj nga konservatorët.
Krerët e kishës katolike e mbajnë unazën gjatë gjithë periudhës së drejtimit të tyre, deri Papa ndërron jetë. Me pas ajo shkrihet.