Aktorja e njohur, Zamira Kita ishte e ftuar pasditen e kësaj të enjteje në studion e “Ftesë në Pesë”, bashkë me regjisoren Driada Dervishi, për të folur rreth projektit të tyre “8 femrat”.
E konsideruar një komedi misterioze me nota muzikali, “8 femrat” ka nisur shfaqjet edhe në Tiranë, pas suksesit në qytetin e Korçës.
Sipas Zamirës, arma e fortë e kësaj komedie qëndron te kasti që përfshin emrat e aktoreve më të mira të skenës shqiptare, por marrëdhënia e mirë mes tyre dhe bashkëpunimi korrekt ka ndihmuar me të vërtetë shumë.
Ajo pranoi se është shumë më e lehtë të punosh me femrat, pasi meshkujt gjithnjë pretendojnë se janë më të aftë dhe mund të bëjnë më shumë se to.
“Ndërkohë, ne na ka qëlluar të punojmë me meshkuj dhe kam shkuar në shtëpi duke qarë. Se ka pasur raste të tilla, epo mërzitesh…”, tha ndër të tjera aktorja.