Partizani ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion këtë sezon në Kategorinë Superiore, duke arritur diferencën prej 9 pikësh ndaj Kukësit me barazimin 1-1 të arritur ndaj verilindorëve në “Loro Boriçi”.
Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën ishte goleadori Reginaldo që realizoi golin e avantazhit për Kukësit, duke dhënë shpresa për rihapje të kampionatit.
Megjithatë, Partizani besoi dhe arriti të gjejë golin e barazimin me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Hasani në minutën e 68-të.
Pavarësisht përpjekjeve të kuksianëve për të shënuar golin e fitores, Partizani rezistoi deri në fund, duke marrë një barazim me mjaft vlera nga kjo transfertë direkte për titull.
Edhe në këtë takim, Partizani nuk u braktis nga tifozët.
Në këtë ndeshje nuk mungoi edhe tensioni.