Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shfaqi për herë të parë rezerva për prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.
Përmes një gjuhe teknike, në një interviste për Report TV, ajo u shpreh se mbështet restaurimin e godinës, pavarësisht se deri tani nuk ka marrë ndonjë iniciativë konkrete per te mbrojtur qendrimin e saj.
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” zbulon se dyzimi i Margaritit ka të bëjë me faktin se një ndër projektuesit e godinës është pikërisht gjyshi i saj, Anton Lufti.
“Ka mbase një arsye tjetër pse zonja Margariti, Ministrja e re e Kulturës, shfaqet e dyzuar në lidhje me Teatrin, përtej formimit të saj profesional. Restaurimi i vitit 1954 që përfshinin zgjerimin e skenës u projektua ndër të tjerë dhe nga Anton Lufi, një nga “katër themeluesit” e shkollës shqiptare të arkitekturës sipas Maks Velos.
Anton Lufi është gjithashtu edhe gjyshi i zonjës Margariti! Qëndrimi kundër Teatrit jo vetëm që do hidhte poshtë gjithë formimin e saj profesional nga Universiteti i Firences por do ta vinte atë edhe kundër trashëgimisë së saj familjare dhe personale. Shpresojmë që zonja Margariti ta kujtojë këtë fakt gjithmonë e më shpesh në ardhmen kur të pyetet në lidhje me Teatrin”, shkruan “Aleanca për Mbrotjen e Teatrit” në një postim në rrjetin social Facebook.