Jozefina Topalli është shfaqur krejt ndryshe në këto foto të cilat i ka postuar në Instagram.
Ish-kryeparlamentarja këtë të diel ka zgjedhur që ta kalojë pranë bregdetit, ndërsa është fotografuar së bashku me qenin e saj.
Por ajo nuk ka harruar që të “thumbojë” politikanët, ndërsa i ka bashkangjitur një shkrim këtyre fotove.
“Victor Hugo pyeste: ‘Nëse shikon në sytë e një qeni, si mund të dyshosh se, ai nuk ka shpirt?’. … dhe pastaj, kur shikon maskën e disa politikanëve… zgjedhja është e thjeshtë”, ka shkruar ajo.