Kuriozitete Uiski në vend të verës

Uiski në vend të verës

Gjatë meshës në katedralen Shën Xhovani në Maltë, arqipeshkvi Çarls Skikluna gjeti uiski në vend të verës. Gabimi ishte bërë nga një rishtar. Në pamjet e publikuara, të cilat qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, duket qartë shqetësimi dhe sikleti i të pranishmëve.

Por brenda pak momentesh ena u zëvendësua dhe këtë herë kishte verë në të.

Më pas rishtari kërkoi falje nëpërmjet faqes së tij në Facebook duke thënë se një nga vullnetarët që po përgatiste çdo gjë për ceremoninë, kishte ngatërruar shishen.

Një zëdhënës i kishës, i cili konfirmoi ngjarjen për Times of Malta, u shpreh se kishte qenë një gabim fatkeq fillestarësh.