Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, mosha mesatare e grave në lindjen e fëmijës së parë në Evropë është në rritje. Mesatarja në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2013 ishte 28.7 vjeç, ndërsa në 2017 ajo u rrit në 29.1 vjeç. Rritja ka ndodhur pothuajse në të gjitha vendet anëtare të BE-së, në përmasa të ndryshme – por shumica në Estoni, ku mosha është rritur në 1.2 vjeç, ndërsa ndryshimi më i vogël në Republikën Çeke – 0.1 vjeç.
Vendet e BE-së ku lindja e fëmijës së parë është më e larta janë: Italia (31.1), Spanja (30.9) dhe Luksemburgu (30.8 vjet). Nënat më të reja në vendet BE-së vijnë nga Bullgaria (26.1), Rumania (26.5) dhe Letonia (26.9).
Situata në rajon
Në rajon, mosha mesatare e femrave që lindin fëmijën e parë nis nga Sllovenia – 28.8 vjeç, pastaj vjen Kroacia – 28.6, Serbia 27.8, ndërsa Bosnja e ka moshën mesatare 27.3 vjeç.
Në Maqedoninë Veriore dhe në Kosovë, gratë të cilat lindin për herë të parë janë të moshës 26.9 vjeç dhe në Mal të Zi 26.3.
Duhet të theksohet se të dhënat për Malin e Zi janë të vitit 2010 dhe për Kosovën janë të vitit 2016.
Duke respektuar të gjitha vendet, mosha mesatare dhe më e ulët për gratë që lindin fëmijën e parë është në Turqi – 22.3 vjet (të dhënat e vitit 2010).
Gratë lindin fëmijën e parë para moshës 25-vjeçare edhe në Azerbajxhan (23.8), Moldavi (24.2), Rusi (24.6) dhe Armeni (24.7).