Komisioni zgjedhor në Turqi, vendosi se në 8 prej 39 zonave të Stambollit votat do të rinumërohen.
Numërimi fillestar tregoi se kandidati kryesor i opozitës ishte në epërsi të ngushtë.
Por Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Rexhep Taip Erdogan e kundërshtoi rezultatin në Stamboll dhe Ankara pasi humbi kontrollin në dy qytete kryesore të Turqisë.
Mediat turke kanë thënë se kandidati i Partisë Republikane Popullore, Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, por rezultati ka qenë aq i ngushtë në Stamboll, sa që të dyja partitë kanë pretenduar fitore.
Gazetat pro-qeveritare të mërkurën thanë se kishte pasur një konspiracion kundër Turqisë në zgjedhjet lokale. Gazeta “Star” e krahasoi rezultatin me përpjekjen për grushti shteti të vitit 2016 dhe protestat kombëtare më 2013.